Alasplit

Inovacion estetik

 

Alasplit® është pajisja inovative estetike e cila bën të mundur “fshehjen” e pajisjes së kondicionimit të vendosur në mur.  Alasplit® është zgjidhja ideale për plotësimin e kërkesave estetike lidhur me njësitë e kondicionimit që instalohen në zyra apo ambjente komerciale.

Me Alasplit® i thoni lamtumirë grilave të shëmtuara të mbulimit apo pajisjeve të njësive të brendshme gjithmonë të dukshme mbi mur. Alasplit® funksionon ekskluzivisht për kondicionerët të Mitsubishi Electric të Linjës Familjare dhe Sistemeve VRF.

 

Krijo stilin tënd

Paneli që përbën pjesën ballore të Alasplit® mund të personalizohet tërësisht për sa I përket shtresës dhe ngjyrës së saj në mënyrë që t’i përshtatet sa më mirë dekorit të ambjentit ku do të montohet.

 

Estetikë e lartë

Falë Alasplit®, njësia e brendshme e kondicionerëve të Mitsubishi Electric nuk mund të shikohet, por kjo sigurisht që Alasplit® nuk ndikon aspak në funksionimin e njësisë së brendshme. Pjesa e sipërme e panelit lejon hyrjen e ajrit të kondicionohet, nërkohë që pjesa e poshtme e panelit mundëson që ajri i kondicionuar të qarkullojë lehtësisht në ambjent pa asnjë lloj pengese. Për më tepër, për të mundësuar një pastrim të shpejtë dhe të lehtë, Alasplit® është projektuar në mënyrë të tillë që të hapet lehtësisht në pjesën ballore.

 

Alasplit-21

 

Instalim i thjeshtë

Alasplit® përbëhet nga 2 pjesë: Alabox – SF, kontenieri i njësisë së brendshme të kondicionimit, si dhe Alapanel, pjesa ballore e panelit. Alabox-I mund të montohet në muret ndarëse, në uljen e tavanit etj. Pasi është krijuar hapja e përshtatshme në tavan, montohet kondicioneri i Mitsubishi Electric. Më tej, paneli ballor Alapanel montohet dhe fiksohet në Alabox-SF me vida të thjeshta.

 

Për ta përdorur mjafton vetëm të klikoni

Pjesa ballore e panelit të Alasplit® është e ndarë në tre panele amumini në të cilën paneli qëndror qëndron i palëvizur, ndërsa dy të tjerët (krahët) janë të lëvizshëm në mëmnyrë që të realizohet hapja dhe mbyllja e panelit.

Në momentin e hapjes së njësisë së kondicionerit, krahët e Alasplit® hapen automatikisht dhe bëjnë të mundur qarkullimin e ajrit në ambjent.

Kur kondicioneri është i fikur krahët e panelit ulen duke e “fshehur” sërish njësinë dhe duke ruajtur linjat uniforme dhe dizenjo elegante.