Hotel Britania

Hotel Britania ndodhet në Kamëz, Tiranë dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh si dhoma komode hoteli, argëtim, kuzhinë speciale si dhe një pamje të këndshme dhe panoramike. Në Hotel Britania, që në fillimet e projektimit të hotelit, ishte i qartë qëllimi: krijimi i një hoteli i cili do të ofronte shërbimin më të mirë me cilësinë më të lartë.

 

hotel-britania-front

 

Zgjidhja e problemit të HVAC ishte një aspakt që kërkonte vëmendje të vecantë pasi cilësia e ajrit është një ndër gjërat më të rëndësishmë për një klient që viziton hotelin. Për këtë arsye, Hotel Britania mendoi të nënkontraktonte Uni-Klima për t’i realizuar sistemin që do të plotësonte të gjitha kërkesat dhe nevojat. Pasi u studiua zona dhe pasi u kryen të gjitha matjet e nevojshme, inxhinierët dhe stafi i Uni-Klima vendosi të instalonte një sistem VRF.

hotel-britania-2

 

hotel-britania-3

 

 

Marrja e një vendimi të tillë jo vetëm që ndihmon në kursimin e konsumit të enrgjisë elektrike por në të njëjtën kohë ofron ajër të kondicionuar përgjatë gjithë vitit me maksimumin e komfortit.

Pasi u instalua sistemi u testua dhe i kaloi të gjitha fazat e testimit me sukses.

Tani, të gjithë klientët që vizitojnë Hotel Britania mund të gjejnë një ambjent komfort dhe të ngrohtë.

TABELA-PERMBLEDHESE