Royal Hill

Royal Hill, i gjendur në Picar, vetëm 12.9 km larg qendrës së Tiranës, është një ndër komplekset më moderne i cili ka 10 dhoma gjumi, një sallë eventesh si dhe bar-restorantin në të cilin klientet mund të shijojnë gjatë qëndrimit apo vizitës në kompleks.

 

rojali-plote

 

Specialistët e projektimit, kanë sygjeruar instalimin e pajisjeve Mitusbishi Electric për t’i ofruar klienteve komfort dhe relaks gjatë qëndrimit në ambjentet e Royal Hill. Për këtë projekt janë përdorur njësi të serisë Multi të linjës tregëtare. Të gjitha njësite e jashtme janë njësi Inverter, teknologji e cila është ndër më efiçentet në treg.

 

 

306       DSC_0042

 

 

Instalimi i sistemit të kondicionimit në kompleksin Royal Hill, është një ndër treguesit më të mirë të shfrytëzimit efiçent të hapsirës. Njësitë e brendshme kanalore përveçse janë pothuajse të padukshme, duke u kujdesur në këtë mënyrë që të ruhet një arredim sa më elegant dhe modern, janë edhe mjaft efiçente në aspektin e funksionimit pasi renditen në shkallët 3.25 për Koefiçentin e Efiçencës në Energji (EER) në ftohje dhe 3.51për  Koefiçentin e Performancës (COP) në ngrohje.

Për më tepër, ashtu sikurse jepen direktivat edhe në rregulloren Europiane EN378, e cila ka të bëjë me marrjen e masave të duhura për minimizimin e rrjedhjeve të gazit ftohës në sistemet e kondicionimit si dhe mbrojtjen e mjedisit, sistemi i kondiiconimit është i gjithi i përbërë prej gazi R410A.

 

Njësitë e përdorura

 

ROYAL