MSZ-LN

I krijuar për të plotësuar dekorin modern të ambjenteve të brendshme, seria LN vjen në 4 ngjyra të ndryshme të zgjedhura përkujdes në mënyrë që të krijohet një harmoni natyrale kudo që montohet. Jo vetëm dizenjo e sofistikuar, por edhe maksimumi i eficiencës energjitike dhe komforti maksimal gjatë punimit, i japin më shumë vlerë kësaj serie.    

MSZ-LN

Kapaciteti në kW

Kapaciteti në kW

Luks dhe elegancë

E Bardhë Natyrale, e Bardhë Perlë, E Kuqe Rubin, E Zezë Oniks. Njësitë e brendshme të serisë LN janë të disponueshme në katër ngjyra për t’ju përshtatur stileve të ndryshme të arredimit. Pamja e njësisë së brendshme ndryshon nga ndriçimi, duke vjedhur vëmendjen e çdo kujt që hyn në dhomë. Jo vetëm njësitë e brendshme, por edhe pultet e komandimit vijnë në katër ngjyra të personalizuara.

Efiçiencë e lartë energjitik

Performanca e lartë energjitike në ngrohje dhe ftohje është një tjetër karakteristikë e serisë LN. Modelet me kapacitet 25 deri në 50 arrijnë klasifikim energjitik A+++ në ftohje dhe modelet 25 deri në 35 arrijnë klasifikim A+++ në ngrohje.

Sensori 3D i-see

Njësitë e brendshme të serisë LN janë të pajisura me sensor 3D, me rreze infra të kuqe, i cili mat temperaturën në distanca të largëta. Duke lëvizur nga e majta në të djathtë, tetë sensorët e vendosur vertikalisht, analizojnë temperaturën e dhomës në tre dimensione. Kjo analizë e detajuar bën të mundur vlerësimin e pozicionit të njerëzve në dhomë, duke krijuar tiparin e “rrymës së ajrit indirekte” për të shmangur fryrjen direkt të ajrit dhe “rrymës direkte të ajrit” për të shpërndarë drejtimin e ajrit aty ku ndodhen njerëzit.

Kursimi energjie nëse nuk ka persona në ambient

Sensoret shikojnë nëse ka apo jo persona në dhomë. Kur nuk ka persona në dhomë, kondicioneri automatikisht kthehet në energy-saving mode (metoda e kursimit të energjisë).

Qarkullimi i ajerit në mënyrë indirekte

Kjo metodë mund të përdoret kur ajeri që del nga kondicioneri është shumë i fortë ose shumë direkt

Qarkullimi i ajerit në mënyrë direkte

Kjo metodë mund të përdoret kur rryma do të drejtohet tek njerëzit për rehati të menjëhershme.

Qarkullim ajeri i barabartë *Vetëm për Seritë LN

Mënyra normale e lëvizjes

Ajeri shpërndahet në mënyrë te barabartë në të gjithë dhomën, madje dhe në hapësirat që nuk ka lëvizje të njerëzve.

Mënyra e barabartë e shpërndarjes së ajerit

Sensori 3D i-see memorizon lëvizjet e njerëzve dhe pozicionet e mobiljeve, dhe shpërndan në mënyrë efikase ajerin.

Auto-OFF nëse nuk ka persona në dhomë *Vetëm për Seritë LN

Refregjerant R32

Refregjeranti R32 ka një potencial të ngrohjes globale afërsisht sa 1/3 e refregjerantit aktual, R410A; duke reduktuar në këtë mënyrë impaktin negative në mjedis në mënyrë të ndjeshme. Me prezantimin e refregjenarantit R32, Mitsubishi Electric vazhdon kontributin e tij në promovimin e kujdesit dhe mbrojtjes së ambjentit.

 

 

Filtër Plasma Quad Plus

Plasma Quad Plus është një sistem filtirmi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Plasma Quad Plus është më eficient në kapjen dhe eleminimin e grimcave të mykut dhe alergjentëve krahasuar me filtrin Plasma Quad. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambjent të shëndetshëm jetese.

Barrierë me lyerje të dyfishtë

Barriera me shtresë dyfishtë parandalon pluhurin dhe grimca të tjera papastërtie të hyjnë në kondicioner. Papastërtia në përgjithsi klasifikohet në dy kategori: grimca hidrofilike- pluhurat fibër apo pluhuri i rërës, dhe grimca hidrofobike- tymi i vajit apo i cigares.Barriera me lyerje të dyfishtë e Mitsubishi Electric funksionon si një barrierë e cila ndalon depërtimin e grimcave hidrofikike si dhe atyre hidrofobike në njësinë e brendshme të kondicionerit. Kjo shtresë e dyfishtë në sipërfaqen e brendshme e mban kondicionerin të pastër përgjatë gjatë gjithë vitit.

Fletë e dyfishtë

Fletët e dyfishta shpërndajnë rrymën e ajrit në mënyrë të tillë që të krijojnë komfort për cdo person në dhomë. Jo vetëm fletët horizontale, por edhe fletët vertikale lëvizin në mënyrë të pavarur për të eleminuar “zonat e nxehta” ose “zonat e ftohta” në dhomë.

I qetë

Njësia e brendshme ka nivel zhurme 19dB per modelet MSZ – LN25/35, që ofron një ambient të qetë.

Ndërlidhës W-Fi i inkorporuar

Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlishës Wi-Fi i cili është i inkorporuar brenda njësisë së brendshme. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante duke qenë se ndërlidhësi është i fshehur.

 

Dokumenta

MSZ-LN

Download
Katalog Teknik

Download
Katalog i përgjithshëm

Download