Partners
Performancë më e lartë, konsum më i ulët energjie dhe jetë më e gjatë…
Kur flitet për komoditet, efiçencë dhe jetëgjatësi, Mitsubishi Electric është mjaft i vecantë. MEQ (Mitsubishi Electric Quality) – Cilësia e Mitsubishit Electric, është thjesht një standard tjetër. Respektimi i standardeve të larta bën të mundur prodhimin e produkteve të një teknologjie të avancuar dhe inovatore; kondicionerë që konsumojnë energji minimale dhe bëjnë të vlefshëm investimin tuaj për një kohë të gjatë në sajë të rezistences së tyre; të ndërtuar për të përballuar kushtet ekstreme të motit viti pas viti.
Komoditet
Ajër i pastër, shpërndarje optimale e temperaturës dhe funksionim i qetë… MEQ ka sjellë zhvillime në artin e pastrimit të ajrit dhe filtrave neutralizuese që largojnë aromat e padëshiruara dhe pastrojnë ajrin. Teknologjitë origjinale të qarkullimit të ajrit dhe të pjesëve të projektuara specifikisht sigurojnë një shpërndarje të temperaturës madje edhe në zonat më të largëta të dhomës. Me Mitsubishi Electric, rehati nuk do të thotë thjesht freski apo ngrohje, por edhe pastërti dhe qetësi.
Efiçencë
Performancë optimale e kostos dhe kursimit të energjisë… MEQ ka sjellë kondicionerë që renditen ndër më të mirët në këtë industri përsa i përket cilësisë dhe efiçiencës së energjisë. Mitsubishi Electric punon në vazhdimësi për një ekuilibër perfekt midis performancës, qëndrueshmërisë, konsumit të ulët të energjisë dhe funksionimit afatgjatë. Kjo është bërë e mundur nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të teknologjive të reja dhe pjesëve përbërëse që reduktojnë akoma më shumë kërkesat për energji dhe ruajnë ambjentin.
Jetëgjatësi
Ndërtim i fortë, testim rigoroz, funksionim afatgjatë… MEQ udhëhiqet nga një metodë pune që parashikon ndërmarrjen e vazhdueshme të përpjekjeve të mëdha për të siguruar produkte të cilësisë më të lartë që mbrojnë investimin fillestar të klientit.