Hotel Privilege

Kur një person shkon në një Hotel, dëshiron të qëndrosh sa më larg zhurmave dhe sigurisht të relaksohet sa më shumë.

Objektivi kryesor që pati ndër mend Skuadra e Inxhinierërve kur ndërtoi planin e HVAC për Hotel Privilege, ishte implementimi i njësive te jashtme dhe të brendshme të cilat do të kishin nivele sa më të ulta zhurme punimi.

Falë funksionit të avancuar “Low Noise” të Mitsubishi Electric, përdoruesi mund të zgjedhë midis katër parametrave: 85%, 70%, 60% dhe 50% (vlerat i referohen shejtësisë së ventilimit). Reduktimi i zhurmave konfigurohet direkt nga bordi i kontrollit të njësisë së jashtme.
Gjithashtu, mund të përzgjidhen edhe shumë parametra të tjerë në varësi të kërkesave specifike të instalimit, gjë që i bën produktet e Mitsubishi Electric të pakonkurrueshme.

 

Njësia e brendshme ultra-slim prej 250 mm ofron fleksibilitet të jashtëzakonshëm veçanërisht nëse do të përdoret në ambjente ku zhurma e ulët dhe dimensionet vertikale kompakte janë kërkesë të rëndësishme.

Për një Hotel me katër yje, nivelet e ulta të zhurmave janë jetësore.

Në të njëjtën kohë reduktimi i faturave të elektricitetit është një tjetër faktor që duhet marrë parasysh kur përzgjidhet një sistem HVAC.

Seria kanalore PEFY-P ofron kontroll preçiz të temperaturës së dhomës por me eficiencë të lartë energjitike.