Kompania UNI-KLIMA Sh.p.k. u themelua në vitin 2003 dhe që atëherë operon në tregun vendas në sistemet e ngrohje-ftohjes, ventilimit dhe kondicionimit. Si rezultat i një menaxhimi shumë të mirë, kompania ka arritur të ketë një pjesë të konsiderueshme në treg duke u renditur ndër kompanitë e para për sistemet e kondicionimit. Ofron një rang të gjërë me produkte dhe shërbime nga kondicioneret monosplit tek sistemet komplekse si Multi Inverter dhe VRF. Ne dizenjojmë, instalojmë, implimentojmë dhe sigurojmë asistencë teknike për sistemet e kondicionimit.UNI-KLIMA është distributori zyrtat i Mitsubishi Electric në Shqipëri.

Performancë më e lartë, konsum më i ulët energjie dhe jetëgjatësi.

 

Misioni ynë është rritja e vazhdueshme në tregun e sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes duke u shërbyer klientëvë me përkushtim, duke krijuar besueshmëri të lartë të partnerët dhe duke i dhënë rëndësinë e duhur përgjegjësisë morale.

Angazhimi ynë

Ne krijojmë një marrëdhënie dinamike dhe bashkëpunuese me partnerët dhe klientët tanë. Ne ndërtojmë marrëdhëniet e biznesit përmes dialogut, informacionit të besueshëm dhe eksperiencës shumëvjecare në projektim, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve të ngrohje-ftohjes, kondicionimit dhe aspirimit.

Ne identifikojmë në mënyrë të kujdesshme dhe me përgjegjësi kërkesat e klientëvë dhe bashkojmë burimet njerëzore e teknologjike për plotësimin e tyre. Ne vlerësojmë perspektivat dhe parashikojmë nevojat e klientëve duke tejkaluar pritshmëritë e tyre cdo ditë.

Kompania është e përbërë prej profesionistësh, të cilët janë përgatitur për punën që kryejnë. Stafi është i aftë nga pikëpamja inxhinierike-teknike dhe trajnohet periodikisht në zhvillimet më të fundit të teknologjisë.

Duke qenë një kompani me shërbim të plotë në projektim, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit, ekspertët tanë vlerësojnë ambjentet dhe japin rekomandime sipas buxhetit dhe nevojave të klientëve.

Ne kemi punonjës të motivuar që punojnë me kompetencë, eficiencë dhe fleksibilitet për t’iu përshtatur kërkesave të klientëve.

Cilësia e punës sonë është e dukshme.