Themeluar në 2003, UNI-KLIMA operon në tregun vendas prej 18 vitesh në sektorin e sistemeve të ngrohjes – ftohjes, vendilimit dhe kondicionimit, si pikë shitje me shumicë dhe pakicë
në Shqipëri.

Aktiviteti i kompanisë shtrihet në disa qytete të vendit nëpërmjet pikave të autorizuara të shitjes.
Edhe pse ka ballë një konkurrencë të fortë, UNI-KLIMA ka arritur të zë një pjesë të konsiderueshme në treg. Kjo falë kualitetit të padiskutueshëm që ajo ofron.
Për më tepër, falë stafit të kualifikuar, kompania ka mundur të ketë një rritje të qëndrueshme duke u renditur në një ndër kompanitë më të mira në vend përsa i përket sektorit që ajo mbulon.

UNI-KLIMA është rishitës zyrtar i Mitsubishi Electric në Shqipëri që nga viti 2012.

Ne ofrojmë produktet e teknologjisë së padiskutueshme japoneze, profesionalizëm dhe kualitet duke ju qëndruar pranë dhe ofruar konsulencë, projektim, implementim, asistencë teknike dhe mirëmbajtje.

MITSUBISHI ELECTRIC është ndër kompanitë lider në botë përsa i përket sistemeve të ngrohjes – ftohjes, ventilimit dhe kondicionimit.
Që nga krijimi në 1921, MITSUBISHI ELECTRIC ka qënë gjithmonë sinonim i cilësisë. Ashtu si dhe vetë emri i tij, që në japonisht ‘mitsu bishi’ do të thotë ‘tre diamantët’.
Mitsubishi Electric aplikon standartet më të larta për prodhimin e pajisjeve. Ai ofron zgjidhje të plotë në sistemet e ngrohje-ftohje, kondicionimit dhe ventilimit për çdo lloji aplikimi të mundshëm nga sistemet e thjeshta (për apartamente; vila; zyra) deri tek ato më komplekset për: hotele, restorante, banka, muze apo qëndra shëndetësore dhe tregtare.

Besueshmëria dhe korrektësia janë asete shumë të rëndësishme për kompaninë tonë.

Kondicioner MITSUBISHI ELECTRIC, A+++ NE FTOHJE A+++ NE NGROHJE, EKONOMIK, INVERTER, i kuq, i zi, i bardhe, elegant

 

Misioni jonë është të sigurojmë dizenjim, instalim dhe shërbim korrekt të sistemeve të ngrohjes – ftohjes, ventilimit dhe kondicionimit klientëve tanë, duke u falur atyre ekperiencen më të mirë të mundshme për sistemet HVAC.

Angazhimi jonë

Ne krijojmë marrëdhënie dinamike dhe bashkëpunuese me partnerët, bizneset dhe klientët tanë nëpërmjet dialogut, informacionit të besueshëm dhe ekpseriencës shumëvjeçare në projektim, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve të ngrohjes – ftohjes, ventilimit dhe kondicionimit.

Ne identifikojmë në mënyrë të kujdesshme dhe me përgjegjësi kërkesat e klientëve, e më pas bashkojmë burimet tona njerëzore dhe teknologjike për plotësimin e tyre.

Pikat tona të forta

Kompania është e kompozuar nga profesionistë, të cilët janë të përgatitur dhe të trajnuar në menyrë periodike me të rejat e fundit të teknologjisë.
Duke qënë se kompania ofron shërbim të plotë që nga dizenjimi, instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ngrohjes – ftohjes, ventilimit dhe kondicionimit, ekspertët tanë japin rekomandime në varësi të nevojave dhe buxhetit të klientit.
Kualiteti i punës tonë është i dukshëm.

Kompania është e përbërë prej profesionistësh, të cilët janë përgatitur për punën që kryejnë. Stafi është i aftë nga pikëpamja inxhinierike-teknike dhe trajnohet periodikisht në zhvillimet më të fundit të teknologjisë.

Duke qenë një kompani me shërbim të plotë në projektim, instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit, ekspertët tanë vlerësojnë ambjentet dhe japin rekomandime sipas buxhetit dhe nevojave të klientëve.

Ne kemi punonjës të motivuar që punojnë me kompetencë, eficiencë dhe fleksibilitet për t’iu përshtatur kërkesave të klientëve.

Cilësia e punës sonë është e dukshme.