Ekipi i UNI KLIMA përbëhet nga inxhinierë dhe teknikë të kualifikuar, të cilët trajnohen rregullisht për teknologjitë më të reja të ngrohjes, ftohjes, ventilimit dhe energjisë diellore.
Si kompani me shërbim të plotë – nga projektimi te instalimi dhe mirëmbajtja – ekspertët tanë vlerësojnë çdo ambient dhe japin rekomandime sipas nevojave dhe buxhetit të klientit.
Punojmë me kompetencë, eficiencë dhe fleksibilitet për t’iu përshtatur kërkesave të çdo projekti. Rezultatin e punës sonë mund ta shihni te projektet e realizuara.