Power Inverter R32
Njësitë e reja Power Inverter janë projektuar në mënyrë të tillë që të jenë lider në treg në reduktimin e kostove të energjisë nëpërmjet teknologjisë të re dhe kompresorit me performancë të lartë. Instalimi i njëisve të jashtme, tani është edhe më i thjeshtë falë konfigurimit kompakt të njësisë si dhe gjatësisë prej 120 m të tubave të instalimit.
Lider në reduktimin e kostove të energjisë
Falë optimizimit parametrave të kompresorit dhe teknologjive më të fundit të kursimit të energjisë, njësitë e jashtme Power Inverter të Mitsubishi Electric, janë sot lider në treg si njësi kosto-efiçente. Seritë e reja arrijnë klasën A+ dhe A++ të kursimit të energjisë si në ftohje ashtu edhe në ngrohje. Konsumi vjetor i energjisë është reduktuar në mënyrë drastike duke reduktuar kështu edhe kostot operacionale.
Ventilator me efiçencë të lartë
Hapja e ventilatorit në njësinë e jashtme arrin vlerën 550mm në diametër. Ndërkohë që shkëmbimi I energjisë kryhet në mënyrë më efiçente diamteri në vlerat optimale të ventilatorit, jep kontribut të madh në kursimin e energjisë dhe në uljen e nivelit të zhurmës.
Shkëmbyes energjie mjaft efiçent
Njësitë ZRP 100-125 përdorin tuba me diametër 7.94mm. Densiteti i lartë i shkëmbyesit të nxehtësisë ndihmon në efiçencë më në shkëmbimin e energjisë dhe redukton sasinë e gazit ftohës që do të përdoret.
Njësi Inverter me furnizues 3-fazor energjie
Inkoroprimi I një ushqyesi 3-fazor mundëson reduktim drastic të korentit gjatë procesit të punimit. Kjo teknologji e veçantë është integruar mjeshtërisht në njësitë e jashtme, por në përputhje të plotë me rregulloren Europiane për fushat elektromagnetike.
Gjatësi e madhe tubash
Maksimumi I gjatësisë së tubave arrin vlerat deri në 120m, gjë që mundëson një gamë të gjerë mundësih instalimi të njësisë.