R2 NEXT STAGE
Njësia e re e serisë YNW ka 4 shkëmbyes nxehtësie afër vendilarotit në krye të njësisë. Konstruksioni i kësaj teknologjie bën të mundur rritjen e eficiencës.
Kursimi i energjisë
Eficienca e energjisë është përmirësuar krahasuar me njësinë YLM. Tani kjo njësi e re është në krye të vlerave të përformancave. Vlerat e SEER janë rritur me 139% krahasuar me modelin e mëparshëm dhe ato të SCOP janë rritur me 49%. Kjo lejon njësinë e re YNW të konsumoj më pak gjatë procesit të ngrohjes dhe ftohjes.
Funksioni "Zhurma të ulta"
Versioni i avancuar “zhurma të ulta” mund tani të selektohet në 5 versione: 85%, 70%, 60%, 50% (duke iu referuar shpejtësisë së vendilatorit). Zhurma reduktohet në mënyrë direkte nga njësia e kontrollit në njësinë e jashtme.
Vendilator i ri
Vendilatori i serisë së re YNW është ridizenjuar për t’u përshtatur baterisë në 4 anët.
Distributori i ri BC
Numri i lidhjeve është rritur. Në R2 tek sistemet e rikuperimit të energjisë të linjës YNW mund të lidhen deri në 11 lidhje BC SUB të cilat mund të lidhen me BC kryesor, kjo lejon fleksibilitet më të lartë në konfigurim.