GK

Perdet e ajrit janë zgjidhja ideale për krijimin e barrierës midis ambjentit të jashtëm dhe atij të brendshëm dhe janë perfekte për instalime në ambjente tregtare. Të vendosura në pozicionin e duhur në pjesën e sipërme të derës hyrëse, perdet e ajrit ndalojnë papastërtitë e ajrit të depërtojnë në ambjentet e brendshme duke mbajtur mjediset e brendshme sa më të pastra dhe të shëndetshme.

GK

Perdet e ajrit janë njësi që nuk lejojnë depërtimin e pluhurit, tymit, ajrit të ndotur, aromave të pakëndshme si dhe insekteve (si mushkonjat apo mizat) në ambjentet e brendshme. Njësia mbron ambjentet e brendshme ndërkohë që klientët hyjnë dhe dalin lirisht në këto ambjente.

Ventilator me 3 shpejtësi

Pultet e kontrollit PAR-30MAA, PAAR-21MAA ose PARR-F27MEA ju japin mundësinë e përzgjedhjes midis 3 llojeve të shpejtësisë së ventilimit.

Shpërndarje uniforme e ajrit

Perdet e ajrit të Mitsubishi Electric, të testuara në përputhje me standardet ISO 27327, mundësojnë shpërndarje uniforme të ajrit (deri në shkallën 92%).

Teknologji e ajrit EcoPower

Perdet e ajrit të Mitsubishi Electric janë të pajisura me një teknologjinë EcoPower, e cila rrit shpejtësinë e rrjedhjes së rrymës së ajrit në mënyrë uniforme si dhe maksimizon efiçencën energjitike të njësisë.

Instalim i duhur

Në përzgjedhjen e njësisë së perdes së ajrit, është shumë e rëndësishme të siguroheni që barrier e ajrit është më e gjerë së dera ku do të instalohet dhe nuk duhet të instalohet në lartësi më të mëdha se 3.8m. Këto kërkesa dueht të plotësohen në mënyrë që barrier të funksionojë si duhet.

 

Dokumenta

Perdet e ajrit

GK

Download