LGH-RVX(T)

Kualiteti i ajrit është parametri kryesor për komfortin. Kualiteti i ulët i ajrit në zyra apo shtëpi është provuar që ka një influencë të madhe në produktivitetin, në pastertinë e mjedisit dhe në lodhje. Kjo për shkak të përqëndrimit të CO2 shkaktuar nga shkëmbimi jo mjaftueshëm i ajrit. Për të jetuar në mënyrë të rehatshme, çdo individ kërkon 400l ajer të freskët çdo orë. Pajisja me vendilatori për shkëmbimin e ajerit si për ambientet residenciale dhe ato komerciale është një nevojshmëri për të ofruar një ambient të shëndetshëm dhe të rehatshëm.

LGH-RVX(T)

Lossnay

Rëndësia e lagështisë së kontrolluar saktë

Një mjedis i thatë ofron kushtet ideale për përhapjen e baktereve dhe viruseve, dhe shkalla e mbijetesës së këtyre mikroorganizmave bie me shpejtësi në nivelet e lagështisë relative mbi 50%. Mjedisi tepër i lagësht, nga ana tjetër, inkurajon përhapjen e mykut dhe marimangave.

Kontrolli i saktë i lagështisë është pra një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e kushteve ideale, të shëndetshme.

Ndërtim i thjeshtë

Siç tregohet në figurë, shkëmbyesi Lossnay përbëhet nga një strukturë me një letër të trajtuar, speciale, që lejon dy prurje të ndryshme ajri të kalojnë njëra-tjetrën dhe të shkëmbejnë energji termike.
Ndarjet që ndajnë kanalet hyrëse dhe dalëse parandalojnë që ajri i freskët në hyrje të përzihet me ajrin dalës.

Parimi i funksionimit

Shkëmbyesi Lossnay kryen një këmbim shumë efektiv si për temperaturën (nxehtësinë e ndjeshme) po ashtu edhe për lagështinë (nxehtësinë latente) – sistemi përdor ndarje të përshkueshme nga lagështia në letër të trajtuar posaçërisht, për të lejuar që ajri i ndenjur të dalë jashtë dhe ajri i freskët të furnizoj hapësira e brendshme pa asnjë përzierje ndërmjet dy rrjedhave të ajrit.

Riperdorimi i energjisë

Komoditeti dhe kursimi i energjisë

Me efikasitet të njohur botërisht, njësitë e ventilimit të shkëmbyesit të nxehtësisë Lossnay përdorin rikuperimin e energjisë për të ofruar kursim të konsiderueshem të energjisë.

Një sistem i zakonshëm i ventilimit ventilon ajrin e brendshëm në mjedisin e jashtëm dhe e zëvendëson këtë ajër me ajrin e jashtëm, duke bërë që dhoma të humbasë nxehtësinë në dimër dhe të nxehet në verë.

Kjo humbje e ajrit të ngrohtë/ të ftohur do të thotë që duhet të shpenzohet energji për të rikthyer kushte të rehatshme të temperaturës në hapësirën e brendshme.

Rezultati i kësaj është kostot më të larta të ajrit të kondicionuar.

Të gjitha njësitë e Lossnay janë të pajisura me filtër ajri të klasit “G3”.

Modelet LGH mund të jenë të pajisura me një filtër të klasës “F7” me efikasitet të lartë.

 

I qetë

Zhurma që njësia bën është 18 dB (A).

Pult kontrolli i dedikuar PZ-61DR-E

  • Sistem kontrolli specifik për njësitë e rikuperimit të nxehtësisë Lossnay.
  • Mund të menaxhoj një grup me 15 njësi Lossnay.
  • Weekly timer.
  • Mundësi për ndryshimin e shpejtësisë së vendilatorit.
  • Lidhje e thjeshtë me tel të vetëm me dy bërthama jo-polarizuar.
  • E thjeshtë për t’u përdorur me figura për ndihmë.
  • Ekran LCD.
  • Menaxhim energjie.
  • Mundesi për vendilim gjatë natës gjatë verës.
  • Tregon mesazhet e shërbimeve në ekran.

Instalim i thjeshtë

Motor i ri DC FAN

Motor i ri FAN DC

Motori i ri DC i përdorur në të gjithë serinë e re LGH-RVX ofron një numër avantazhesh:

  • Konsumim shumë i ulët i energjisë elektrike, veçanërisht me shpejtësi të ulët.
  • Emetimet më të ulëta të zhurmës.
  • Fleksibilitet i shtuar dhe rregullim më i mirë i rrjedhës së ajrit nga telekomandë.

Dokumenta

Katalog Teknik

Download
Sistemet VRF

Katalog i përgjithshëm

Download