PCA-KA
Njësia e re e brendshme, e cila në modelin e saj më të ri vjen me një dizenjo moderne, kombinuar me karakteristikat e vecanta të nxjerrjes së rrymës së ajrit, rrit ndjeshëm mundësitë e instalimit dhe komfortit në ambjentet ku është montuar.

Kapaciteti në kW

Njësi e brendshme moderne
Të gjitha modelet e njësive të brendshme janë të dizenjuara mjeshtërisht në mënyrë që t’i përshtaten cdo lloj dekori të brendshëm.
Eficencë të lartë në energji deri në klasin A++
Motori DC i ventilatorit, i instaluar në njësinë e brendshme, rrit eficencën në kursimin e energjisë duke arritur shkallën A++ në ftohje dhe A+ në ngrohje. Ky tipar është shumë i rëndësishëm sidomos në reduktimin vjetor të kostos së elektricitetit.
Pompë kondensati opsionale për të gjitha modelet me kapacitet të plotë
Lartësia e pompës së kondensatit nga 400 mm është rritur në 600 mm. Ky ndryshim i ri jep më tepër mundësi dhe fleksibilitet në instalimin e njësisë së brendshme.
Mundësi e futjes së ajrit të freskët
Njësitë janë të pajisura me një vrimë në trupin e tyre, që mundëson hyrjen e ajrit të freskët nga ambjenti i brendshëm.
Shpejtësi ajri automatike
Përveç ventilatorit me 4 shpejtësi, njësitë tashmë janë të pajisura me një funksion automatik të përshatjes së shpejtësisë së ajrit. Ky funksion, automatikisht përshtat shpejtësinë e ajrit në mënyrë që të krijojë një ambjent sa më komfort në dhomat e ndenjes. Në fillim të operacionit të punimit në ngrohje/ftohje, përzgjidhet opsioni i vendosjes së shpejtësisë më të lartë të ventilatorit, në mënyrë që ngrohja/ftohja të kryhet sa më shpejt. Në momentin që temperature në dhomë arrin vlerën e dëshiruar, shpejtësia e ventilatorit, automatikisht fillon të bjerë për të mundësuar operim më komfort të njësië.
Përshtatës i volumit të ajrit sipas lartësisë së dhomës
Njësitë janë të pajisura me një funksion tjetër mjaft të vecantë. Bëhet fjalë për funksionin që bën të mundur përshtatjen e volumit të rrymës së ajrit në bazë të lartësisë të dhomës. Aftësia për të zgjedhur optimumin e volumit të rrymës së ajrit mundëson një ambjent më komfort.