PEFY-P VMHS-E
Seria VHMS vjen në versionin e saj më të ri me fleksibilitet më të lartë në instalim dhe me performancë më të lartë.
Motor DC Inverter
Njësitë e brendshme kanalore VHMS janë të pajisura me një motor DC Inverter një fazor, tipar ky që ofron kontroll më preçiz dhe më të lehtë elektronik si dhe më pak zhurmë gjatë punimit.
Përshtatje automatike e shpejtësisë së ventilatorit
Funksioni i përshtatjes automatike së shpejtësisë të ventilatorit bën që ambjentet të ngrohen më shpejt. Kontrolli automatik i shpejtësisë së ventilatorit realizohet në tre metodat standarde “E Ulët”, “Mesatare” dhe “E Lartë” dhe siguron ajër të kondicionuar më shpejt, pasi rritet shpejtësia e rrjedhjes së ajrit sapo aktivizohet. Më vonë kjo shpejtësi reduktohet sapo arrihet niveli i kërkuar i komfortit.
Përcaktimi i presionit të tepërt statik
Presioni i tepërt statik mund të modifikohet lehtësisht nga pulti i kontrollit. Për më tepër në pultin e kontrollit PAR-30MAA është menduar një buton I veçantë vetëm për modifikimin e presionit të jashtëm statik duke bërë instalimin e këtyre njësive akoma më të thjeshtë. Përmes këtij butoni ju mund të përzgjidhni midis 5 madhësive të ndryshëme të presionit të jashtëm: 50, 100, 150, 200 ose 250 Pa.
I qetë në punim
Seria VHMS është 15% më e qetë gjatë operacionit të punimit krahasuar me modelin e mëparshëm VMH.