Seria PKA Hyper Heating
Njësitë murore të brendshme, falë kompaktësisë në dizenjim, japin lehtësi në procesin e instalimit, duke e bërë montimin e këtyre njësive shumë të lehtë. Në të njëjtën kohë, gama e gjerë e produkteve të kësaj linje, ofron zgjedhje të opsionit më të mirë përshtatur me kushtet e ambjentit ku do të montohen. Të dizenjuara mjeshtërisht për kursimin e energjisë, seria PKA është plotësimi i të gjithë nevojave për kondicionim.
Panel i sheshtë dhe sipërfaqe të bardhë të pastër
Të gjitha modelet e kësaj linje janë të dizejuara në njësi me panel të sheshtë. Në mënyrë që dizenjo e vecantë të harmonizohet plotësisht me dekorin e brendshëm, ngjyra e njësisë ka ndryshuar nga ngjyrë e bardhe e thjeshtë, në të bardhë të pastër.
Njësi të brendshme kompakte
Gjerësia e njësive të brendshme është reduktuar deri në 510 mm (RP100). Njësitë zenë një hapsirë më të vogël, gjë që rrit edhe më tepër mundësitë e instalimit.
Eficencë të lartë në energji
Njësitë e brendshme me eficencë të lartë në shkëmbimin e energjisë dhe njësitë e jashtme power inverter, japin kontribut të madh në reduktimin e konsumit të energjisë gjatë gjithë vitit, duke arritur klasin A/ A+/A++ në kursimin e energjisë.
Pompë kondesati e disponueshme në të gjitha modelet
Pompa e kondesatit mund të instalohet në një lartësi prej 800 mm sipër bazës se njësisë së brendshme. Kondesati, lehtësisht mund të shkarkohet edhe në sipërfaqe ku njësia e brendshme murale nuk ka dalje të drejtpërdrejtë me ambjentin e jashtëm, gjë që rrit shkallën e lirisë në montim.