Shpërndarës HBC
Kjo njësi ka dy pllaka të cilat shërbejnë për shkëmbimin e nxëhtësisë, të vendosura në skajet e HBC-së. Tek ky komponent, refrigjeranti është në gjendje të japë/thith nxehtësinë nga linja e ujit. Të dy mund të prodhojnë ujë të nxehtë gjatë modalitetit të ngrohjes dhe ujë të ftohtë gjatë kohës së ftohjes. Gjatë "modalitetit të njëkohshëm" njëri nga shkëmbyesit e nxehtësisë prodhon ujë të nxehtë ndërsa tjetri ujë të ftohtë.
Pompat
Të dy shkëmbyesit e nxehtësisë në të dyja pllakat janë të pajisura me pompa DC inverter.
Pompat lejojnë qarkullimin e ujit midis HBC dhe njësive të brendshme. Shkalla e rrjedhës kontrollohet nga një bllok valvulash.
Pompat lejojnë qarkullimin e ujit midis HBC dhe njësive të brendshme. Shkalla e rrjedhës kontrollohet nga një bllok valvulash.
Blloku i valvulave
Një grup valvulash është i lidhur me tubat e furnizimit dhe kthimit të secilës njësi të brendshme.
Ky bllok valvulash ka dy detyra: së pari zgjedh ujin e ngrohtë ose të ftohtë dhe më pas rregullon drejtimin e rrjedhes për njësitë e brendshme bazuar në fuqinë termike të kërkuar.