SMALL Y LINE

Seria SMALL Y (PUMY) e njësive të jashtme nga Mitsubishi Electric, ofron tani 7 variante të ndryshme, është zgjidhja ideale për shtëpi të medha ose zyra të mesme.  Njësia e jashtme mund të lidhet me deri në 12 njësi të brendshme të llojeve dhe kapaciteteve të ndryshme. Njësia ofron uljen e kostove të operimit dhe ruajtjen e energjisë elektrike, gjithashtu është i përshtatshëm si për njësi residenciale dhe tregtare.  

SMALL Y LINE

Eficiencë e lartë energjitike

Seria e re është dizenjuar për të ofruar nivele maksimale të eficiences energjitike si në dimer dhe verë gjatë operimit. E gjithë seria ka klas 4 në COP.

Komfort i sigurtë. Edhe në -20 ‎°C

Njësia është e përshtatshme për të operuar në ngrohje edhe në temperatura shumë të ulëta (-20‎°C deri në +15 ‎°C).

Fuqia e një sistemi VRF, eleganca e një sistemi multisplit

Me anë të LEV KIT dhe Branch Box, njësia e jashtme e serisë Small Y mund të lidhet me të gjithë gamën e njësive të brendshme residenciale dhe tregtare, me pamje që i përshtaten krejtësisht funksionit që ambientet kryejnë.

Branch-Box i ri

Branch-box-et (me tre ose pesë  lidhje) e rinj janë dizenjuar për të dhënë fleksibilitetin maksimal të mundshëm të konfigurimit, prandaj dhe mund të krijohen mundësi për kombinimin e njësive të brendshme të sistemeve CITY MULTI VRF me ato Residenciale dhe tregtare.

 

Sisteme mikse

Seria SMALL Y (PUMY) në madhësitë 4.5 – 6 HP mund të lidhen me ECODAN HYDROBOX dhe HYDROTANK, duke lejuar kështu miksimin e sistemeve. Falë këtij funksioni sistemi mund të prodhoj uji të ngrohtë deri në 55 °C

Qetësi e pakrahasueshme

Kjo seri ofron dhe opsionin e “Low noise” ( Zhurmë e ulët) e cila redukton zhurmën e njësisë me 2dB. Gjithashtu nëse njësia e jashtme do të lidhej me një paketë te jashtme, kohëmatësi, niveli i zhurmes do të ulej në kohë specifike gjatë dites.

Helikë e re

Diametri i saj rritet nga 490mm në 550mm,

Kjo helikë ka krahë më të gjatë, të dizenjuar në formë tjetër nga ajo e vjetra, të cilat e drejtojnë ajrin në menyrë më efektive, duke reduktuar kështu dhe turbulencat, e duke rritur efikasitetin.

Dokumenta

Sistemet VRF

Katalog i përgjithshëm

Download