Shkolla e lartë universitare jopublike Luarasi
E ndërtuar së fundmi, godina e Shkollës së lartë jo publike Luarasi ze një sipërfaqe prej 2,500 m2. SHLUJ “Luarasi” përfaqëson një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, i themeluar me objektiv krijimin e një qëndre ekselence të edukimit dhe kërkimit shkencor. Strategjia e zhvillimit të institucionit, prej themelimit, është fokusuar në tre drejtimet bazë të procesit akademik: Mësimdhënia, Kërkimi Shkencor dhe Kontributi për Shoqërinë, si pjesë të pandara të trekëndëshit të dijes.
Ky ambjent është tashmë i hapur dhe mirëpret afro 200 studentë çdo vit, të cilët ndjekin studimet pranë 2 Fakulteteve të tij, përkatësisht atij të Drejtësisë dhe të Ekonomisë.
Për të realizuar një sistem efektiv, i cili do të plotësonte të gjitha nevojat për kondicionim dhe ventilim edhe për shumë vite në vazhdim, Bordi Drejtues i Luarasi-t kontaktoi me Departamentin e Inxhinierisë dhe Projektimit pranë kompanisë Uni-Klima.
Luarasi kërkonte një sistem, i cili përveçse do të plotësonte të gjitha nevojat për kondicionim dhe ventilim, të ishte në të njëjtën kohë një sistem unik, i cili do të ndihmonte në reduktimin e kostove të energjisë elektrike dhe të ishtë sa më jetëgjatë.
Pasi u analizua e gjithë situata nga ana e inxhinierëve, u vendos që në godinë të instaloheshin 10 njësi të jashtme PUHY-P, 65 njësi të brendshme PEFY-P.
Seria PUHY-P është është projektuar të ofrojë nivele të larta të efiçencës energjitike edhe në ambjente me hapsira të mëdha duke arritur shkallën 4.31 EER dhe 4.43 COP*. Në të njëjtën kohë, meqënëse gazi ftohës i përdorur është ai R410A, sigurohet një nivel zero të OPD**(Ozone Depletion Potential- Potenciali i Dëmtimit të Shtresës së Ozonit).
Për sa i përket instalimi të njësive të brendshme, është menduar që në godinë të përdoren njësitë PEFY P, njësi kompakte e cila rregullon temperaturën e ambjentit në mënyrë përfekte.
Pajisjet e përdorura: