PLASMA QUAD CONNECT

Sistemi i filtrimit PLASMA QUAD CONNECT është një aksesor shtesë që mund të vendoset në kondicionerët tuaj ekzistent MITSUBISHI ELECTRIC për të patur  kualitetin më të lart të ajrit. Filtrat MAC-100FT-E dhe PAC-SK51FT-E të PLASMA QUAD CONNECT lidhen me të gjitha njësitë e brendshme murale si dhe kasetat me katër drejtime (90x90cm).

PLASMA QUAD CONNECT

Teknologjia PLASMA QUAD

PLASMA QUAD është një sistem filtrimi i krijuar nga MITSUBISHI ELECTRIC për të eleminuar ndotësit e ajrit.

Ky sistem eleminon 99% të viruseve, baktereve dhe mykut, 98% të alergjenteve (siç është poleni), 97% të pluhurave dhe merimangave, eleminon 99% të grimcave PM 2.5, gjithashtu, zë dhe neutralizon aromat.

Si funksionon teknologjia PLASMA QUAD

Filtri PLASMA QUAD vepron si barrierë elektrike e cila kap dhe neutralizon ndotësit mikroskopik të ajrit. Kjo ndodh duke gjeneruar dhe më pas duke shkarkuar fushë elektrike me voltazh të lartë, kjo teknologji zë dhe neutralizon viruset si dhe eleminon komponent apo papastërti të tjera që mundohen të kalojnë filtrin.

Sistemi i filtrimit PLASMA QUAD ka provuar që është efektiv në eleminimin e SARS-CoV-2 gjatë testimit

Testi është bërë nga laberatori i testimit të mikrobeve – Kobe Testing Center e QTEC – Qendra e Teknologjisë dhe e Kualitetit të produkteve Tekstile të Japonisë; e cila ka demostruar që PLASMA QUAD është e aftë për të eleminuar në mënyrë të suksesshme deri në 99.8% të virusit COVID-19 (SARS-CoV-2).

 

 

 

Rëndësia e ajrit të pastër

Kualiteti i ajrit është thjeshtë një matës se sa i papastër është ajri që ne thithim, ndryshe është një indikator se sa i shëndetshëm është ajri që na rrethon.

Kualiteti i ajrit në hapësirat e brendshme ku ne kalojmë një pjesë të madhe të kohës ka ndikim të drejtë për drejtë te kualiteti i jetes tonë.

Cilat janë benefitet e ajrit të pastër?

Të thithurit ajër të pastër redukton mundësinë e krijimit të alergjive dhe astmes, përmirëson nivelin e oksigjenit në gjak dhe kualitetin e gjumit.

Seria MSZ-LN

Seria MSZ-LN ka filtrin PLASMA QUAD PLUS të inkorporuar brenda pajisjes.

Dokumenta

Filtri PLASMA QUAD

Broshurë

Download
Filtri PLASMA QUAD

Infograf

Download
RAPORTI I TESTIT

Myku

Download
RAPORTI I TESTIT

Baktere

Download
RAPORTI I TESTIT

Covid-19

Download
RAPORTI I TESTIT

Alergjentet

Download