MSZ-LN
I krijuar për të plotësuar dekorin modern të ambjenteve të brendshme. MSZ-LN, kondicioneri i MITSUBISHI ELECTRIC vjen në 4 ngjyra të ndryshme të zgjedhura përkujdes. Kjo për të krijuar një harmoni natyrale kudo që montohet. Jo vetëm dizenjo e sofistikuar, por edhe maksimumi i eficiencës energjitike dhe komforti maksimal gjatë punimit, i japin më shumë vlerë kësaj serie.
Kapaciteti në kW
Luks dhe elegancë
E Bardhë Natyrale, e Bardhë Perlë, E Kuqe Rubin, E Zezë Oniks. Njësitë e brendshme të serisë LN janë të disponueshme në katër ngjyra për t’ju përshtatur stileve të ndryshme të arredimit. Pamja e njësisë së brendshme ndryshon nga ndriçimi, duke vjedhur vëmendjen e çdo kujt që hyn në dhomë. Jo vetëm njësitë e brendshme, por edhe pultet e komandimit vijnë në katër ngjyra të personalizuara.
Eficiencë e lartë energjitik
Modelet e kapacitetit 25/35 të serisë MSZ-LN janë të renditura “A+++” si në ftohje dhe ngrohje.
Modelet e kapacitetit 50 janë të renditura “A+++” në ftohje dhe “A++” në ngrohje, kurse kapaciteti 60 janë të renditura “A++” në ftohje dhe ngrohje.
* Këto klasifikime bëhen për “Klimë mesatare” . Referencë merret klima e Strasburgut.
** Të gjithë kapacitetet e MSZ-LN-së janë të klasifikuara “A+++” në ngrohje në klimë të butë. Referencë merret klima e Athinës.
Sensori 3D i-see
Njësitë e brendshme të serisë LN janë të pajisura me sensor 3D, me rreze infra të kuqe, i cili mat temperaturën në distanca të largëta. Duke lëvizur nga e majta në të djathtë, tetë sensorët e vendosur vertikalisht, analizojnë temperaturën e dhomës në tre dimensione. Kjo analizë e detajuar bën të mundur vlerësimin e pozicionit të njerëzve në dhomë, duke krijuar tiparin e “rrymës së ajrit indirekte” për të shmangur fryrjen direkt të ajrit dhe “rrymës direkte të ajrit” për të shpërndarë drejtimin e ajrit aty ku ndodhen njerëzit.
Kursimi energjie nëse nuk ka persona në ambient
Sensoret shikojnë nëse ka apo jo persona në dhomë. Kur nuk ka persona në dhomë, kondicioneri automatikisht kthehet në energy-saving mode (Funksionaliteti i kursimit të energjisë).
Qarkullimi i ajrit në mënyrë indirekte
Kjo metodë mund të përdoret kur ajri që del nga kondicioneri është shumë i fortë ose shumë direkt.
Qarkullimi i ajrit në mënyrë direkte
Kjo metodë mund të përdoret kur rryma do të drejtohet tek njerëzit për rehati të menjëhershme.
Qarkullim ajri i barabartë *Vetëm për Seritë LN
Mënyra normale e lëvizjes
Ajeri shpërndahet në mënyrë te barabartë në të gjithë dhomën, madje dhe në hapësirat që nuk ka lëvizje të njerëzve.
Mënyra e barabartë e shpërndarjes së ajerit
Sensori 3D i-see memorizon lëvizjet e njerëzve dhe pozicionet e mobiljeve, dhe shpërndan në mënyrë efikase ajerin.
Auto-OFF nëse nuk ka persona në dhomë *Vetëm për Seritë LN
Filtër Plasma Quad Plus
Plasma Quad Plus është një sistem filtirmi i bazuar në filtra plasma, i cili pastron gjashtë llojet kryesore të ndotësve të ajrit. Plasma Quad Plus është më eficient në kapjen dhe eleminimin e grimcave të mykut, viruseve (përfshirë dhe COVID-19 | *Testuar nga laberatorët Japonez. Mëposhtë keni dhe dokumentacionet e testimit), baktereve, alergjentëve krahasuar me filtrin Plasma Quad. Filtri i ri mund të kapë grimca edhe më të vogla se 2.5 μm, duke krijuar kështu një ambjent të shëndetshëm jetese.
Refregjerant R32
Refregjeranti R32 ka një potencial të ngrohjes globale afërsisht sa 1/3 e refregjerantit aktual, R410A; duke reduktuar në këtë mënyrë impaktin negative në mjedis në mënyrë të ndjeshme. Me prezantimin e refregjenarantit R32, Mitsubishi Electric vazhdon kontributin e tij në promovimin e kujdesit dhe mbrojtjes së ambjentit.
Fletë e dyfishtë
Fletët e dyfishta shpërndajnë rrymën e ajrit në mënyrë të tillë që të krijojnë komfort për cdo person në dhomë. Jo vetëm fletët horizontale, por edhe fletët vertikale lëvizin në mënyrë të pavarur për të eleminuar “zonat e nxehta” ose “zonat e ftohta” në dhomë.
I qetë
Njësitë e brendshme të serisë punojnë në nivel minimal zhurme 19 dB (A), e njëjta vlerë me përshpëritje!
Ndërlidhës W-Fi i inkorporuar
Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlishës Wi-Fi i cili është i inkorporuar brenda njësisë së brendshme. Në këtë mënyrë jo vetëm që eleminohet instalimi i një ndërlidhësi Wi-Fi, por në të njëjtën kohë ruhet edhe pamja e veçantë dhe elegante duke qenë se ndërlidhësi është i fshehur.
Po ashtu, ju mund të monitoroni kondicionerin tuaj ose statusin e operimit fare lehtë me anë të teknologjisë MELCloud nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj.
Barrierë me lyerje të dyfishtë
Barriera me shtresë dyfishtë parandalon pluhurin dhe grimca të tjera papastërtie të hyjnë në kondicioner. Papastërtia në përgjithsi klasifikohet në dy kategori: grimca hidrofilike- pluhurat fibër apo pluhuri i rërës, dhe grimca hidrofobike- tymi i vajit apo i cigares.Barriera me lyerje të dyfishtë e Mitsubishi Electric funksionon si një barrierë e cila ndalon depërtimin e grimcave hidrofikike si dhe atyre hidrofobike në njësinë e brendshme të kondicionerit. Kjo shtresë e dyfishtë në sipërfaqen e brendshme e mban kondicionerin të pastër përgjatë gjatë gjithë vitit.