Falenderim për suksesin e jashtëzakonshëm në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër nga Uni-Klima

Me përmbylljen e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër edhe për këtë vit, ne tek Uni-Klima e gjetëm veten duke reflektuar mbi pjesëmarrjen tonë, kontaktet dhe impaktin që krijuam. Presidenti i kompanisë, z. Flamur Qytyku, prezantoi pjesëmarrjen tonë me një fjalim frymëzues, duke vendosur tonin për atë që rezultoi të jetë një event i suksesshëm.

Atmosfera miqësore ishte e dukshme dhe të gjitha kompanitë tona përbërëse u bashkuan duke shfaqur frymën bashkëpunuese që na karakterizon.

Ky bashkëpunim ishte kulminant gjatë ditës së dytë, me një workshop gjatë të cilit kompanitë Global Power, Clima Point Albania dhe Hydro Group nëpërmjet një serie prezantimesh, njohën pjesëmarrësit me larminë e produkteve dhe shërbimeve që secila nga kompanitë tona ofron.

Që nga panelet fotovoltaike të teknologjisë së fundit, deri tek sistemet e përparuara HVAC, larmia e zgjidhjeve që ofrojmë nënvizoi angazhimin tonë në sektorin energjetik në Shqipëri.

Një nga momentet e paharrueshme gjatë ditës së dytë ishte vizita e ambasadorit të Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I ftuar në stendën tonë, ambasadori pa nga afër produktet e ekspozuara dhe bisedoi me stafin tonë.

Interesi i tij dhe fjalët admiruese për këto produkte, nuk ishin vetëm një vlerësim për punën tonë, por shfaqi gjithashtu ndikimin e gjerë dhe njohjen për kontributin tonë në sektorin energjetik.

Vizita e ambasadorit la një mbresë të paharrueshme për stafin tonë dhe do mbetet një provë e vlerësimit ndërkombëtar dhe potencialit të produkteve tona.

Një falenderim i përzemërt shkon për Iceberg Exhibitions, të cilët me profesionalizëm organizuan këtë event të madhërishëm, gjithashtu për vizitorët, entuziazmi dhe angazhimi i të cilëve bëri që e gjithë puna dhe përgatitja jonë t’ja vlejë edhe më tepër.

Dhe së fundi, falenderojmë edhe stafin tonë, dedikimi dhe puna e palodhur të cilit bëri që pjesëmarrja jonë të realizohet pa asnjë pengesë.

Duke përmbledhur, ky panair ishte më tepër se një event për ne, ishte një provë e rritjes dhe aspiratave të Uni-Klima dhe kompanive përbërëse të saj.

Jemi shumë të kënaqur që ishim pjesë e tij dhe suksesi i këtij viti na motivon edhe më tepër për aktivitete të ngjashme në të ardhmen.

Qëndroni të informuar duke vizituar website-in tonë për të rejat më të fundit dhe na ndiqni në kanalet tona të rrjeteve sociale.