MSZ-EF
Konsum i ulët, përformanca lartë dhe qetësia, të gjitha të kombinuara e bëjnë këtë njësi, zgjidhjen më të mirë për ambientet e brendshme, si për komfort ashtu dhe dekor. Vjen në tre ngjyra: e zezë, gri dhe e bardhë.
Kapaciteti në kW
Eficiencë energjitike
Të gjitha modelet e kësaj serie kanë shkallë të lartë të kursimit të energjisë elektrike. Të ofruara në një serë kapacitetesh dhe modelesh instalimi, aplikimi i këtyre serive premton një zgjidhje ideale për cdo përdorues.
Modelet e serisë kanë klasifik energjitik “A+++” në ftohje dhe “A++” ose “A+” në ngrohje (kjo në klimë mesatare*).
Kurse për klimë të butë të gjitha modelet e serisë janë “A+++” në ftohje dhe ngrohje.**
*Klimë mesatare i referohet klimës së Strasburgut.
**Klimë e butë i referohet klimës së Athinës.
Njësi të jashtme për zonat e ftohta
Njësitë e jashtme Monosplit janë në modelin standard dhe atë për zona të ftohta, të pajisur me ngrohës elektrik (në bazamtni e njësisë).
Ky ngrohës parandalon formimin e akullit në bazament kur temperaturat janë posht zeros dhe mbron ventilatorin.
Dizenjo elegante edhe gjatë procesit të punimit
Njësia e brendshme Kirigamine ZEN, ruan formën e saj elegante edhe gjatë procesit të punimit. Ndryshimi i vetëm fizik që ndodh është lëvizja e fletës së daljes së rrymës së ajrit. Si pasojë pamja elegante dhe tërheqëse ruhet edhe gjate procesit te operimit të njësisë.
Sistem WIFI të inkorporuar
Modeli MSZ-EF ka sistem kontrolli WIFI të inkorporuar, e cila ju jep mundësinë të kontrolloni kondicionerin he statusin e operimit nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj kudo që ju ndodheni.
Modalitet Standby i Ulët
Pajisjet elektronike konsumojnë energji elektrike dhe kur ato nuk përdoren. Ndërkohë që ne, mundohemi të ulim konsumimin gjatë përdorimit të pajisjeve, ulja e konsumimit të saj gjatë mospërdorimit është po aq e rëndësishme.