MSZ-SF GF

Ju prezantojmë me një njësi të brendshme moderne, kompakte dhe të qetë. Jo vetëm që janë zgjidhja perfekte për instalimet në dhomat e vogla, por në të njëjtën kohë kursejnë energji, pasi japin mundësinë e zgjedhjes se kapacitetit optimal për çdo dhomë. Këto seri janë renditur ne klasat A++ në ftohje A+ në ngrohje.    

MSZ-SF GF

Kapaciteti në kW

Kapaciteti në kW

Eficiencë energjitike

Të gjithë modelet në këtë seri, duke filluar nga ai me kapacitete të ulët 25 (monosplit) deri në njësitë me kapacitet 71 janë renditur A++  në ftohje dhe A+ në ngrohje. Kondiconerët tanë po kontribuojnë në reduktimin e konsumimit të energjisë.

 

Funksioni “i-save”

Duke përdorur funksionin “i-save” ju i falni akoma më shumë rehati vetes tuaj. Përdoret kur ju largoheni nga dhoma ose flini gjumë, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Nëse shtypni butonin një herë, ju shkoni në temperaturën “i-save”, kurse dy herë shkoni në temperaturen e mëparshme.

Njësi të jashtme për zonat e ftohta

Njësitë e jashtme split janë tashmë të disponueshme në të dyja llojet, në njësitë standard dhe në njësitë me pajisje ngrohëse. Pajisja ngrohëse është instaluar në çdo njësi për të parandaluar ngrirjen në ambjentet e jashtme të ftohta të njesisë.

Filter Nano Platinum

Ky filtër është i përbërë nga copëza nanometrike platinumi që mundësojnë veti të qëndrueshme antibakteriale. Gjithashu është rritur edhe madhësia e sipërfaqes tre-dimensionale, duke rritur kështu sipërfaqen e filtrave. Ky tipar i jep filtrave Nano-Platinum performancë më të lartë në grumbullimin e pluhurave krahasuar me filtrat tradicionale. Pastrimi i ajrit në mënyrë kaq efektive, rrit komfortin në dhomë duke e cuar atë në një tjetër nivel.

 

Filtri PLASMA QUAD CONNECT

Filtri PLASMA QUAD CONNECT shtohet si aksesor shtesë mbi kondicioner duke bërë të mundur eleminimin e 6 ndotësve kryesor të ajrit si: viruset  (duke përfshirë këtu dhe COVID-19), bakteret, alergjentet, mykun, pluhurin dhe grimcat PM 2.5.

Modalitet Standby i Ulët

Pajisjet elektronike konsumojnë energji elektrike dhe kur ato nuk përdoren.

Ndërkohë që ne, mundohemi të ulim konsumimin gjatë përdorimit të pajisjeve, ulja e konsumimit të saj gjatë mospërdorimit është po aq e rëndësishme.

Programues javor

Vendosja e temperatures së dëshiruar, operacionit start/stop për t’ju përshtatur stilit tuaj të jeteses.
Reduktoni konsuminin e energjisë duke vendosur orare për të mos harruar kondicionerin ndezur dhe për të eleminuar vendosjen e temperatures në mënyrë të herë pas herëshme

Dokumenta

Katalog Teknik

Download
Katalog MSZ-SF/GF

Download
Katalog i përgjithshëm

Download