PLFY-P VBM
Modeli i ri i kasetës VBM me 4 dalje ajri, ofron 72 konfigurime të ndryshme në përzgjedhjen e rrymës së ajrit dhe është zgjidhja ideale për instalimet në ambjentet me tavanë të lartë deri në 4.2m.
Përshtatje automatike e shpejtësisë së ventilatorëve
Funksioni i përshtatjes automatike të shpejtësisë së ventilatorëve siguron ngrohje më të shpejtë, menjëherë sapo njësia ndizet. Shpejtësia e ventilatorëve mund të përzgjidhet midis 4 shpejtësive kryesore të ventilimit: “E ulët”, “Mesatare1”, “Mesatare2” dhe “E Lartë” duke siguruar që komforti të ruhet për një kohë të gjatë në ambjent. Për më tepër kjo njësi kursen në mënyrë të konsiderueshme energjinë duke qenë se shpejtësia e ventilatorëve ulet sapo arrihet vlera e dëshiruar e temperaturës në ambjent.
Pompë kondensati
Seritë VBM janë të pajisura me një pompë kondensati të inkorporuar.