Seria PLA
Linjë e plotë e produkteve luksoze që japin vlerë të shtuar në aspektin e kursimit të energjisë. Ndërthurja e funksionit “3D i-see sensor” me volumin e madh të nxjerrjes së ajrit, mundëson kontroll të shpërndarjes efektive të rrymës së ajrit.
Kapaciteti në kW
Linjë luksoze me katër dalje ajri
Për përdoruesit që janë në kërkim të kursimit të energjisë, Mitsubishi Electric ofron një linjë të tërë luksoze me njësi nga 35-140. Krahasuar me njësitë standard, modelet e reja luksoze ofrojnë mundësi më të mëdha kursimi të energjisë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në reduktimin e kostove të elektricitetit.
Njësi kasetë që kursejnë energji
Njësitë e brendshme kasetë me katë dalje ajri, të kombinuara me njësi të jashtme inverter, janë tashmë lider në tregun e sistemeve të kondicionimit përsa i përket kursimit të energjisë, si në ngrohje ashtu edhe në ftohje duke u renditur në klasin A++ në ftohje dhe A+ në ngrohje.
Funksion i uljes së grilave automatikisht
Një funksion automatik i uljes së grilës, mundëson mirëmbajtje më të lehtë. Pulti i komandimit, gjithashtu është i pajisur me funksionin e uljes së grilës për të mirëmbajtur njësinë. Grila mund të ulet deri në katër metra nga tavani, duke mundësuar kështu filtrim të ajrit dhe pastrim të lehtë. Pastrami I filtrave është një faktor shumë i rëndësishëm në kursimin e energjisë.
Rrjedhë ajri optimal
Karakteristikat e rrjedhjes së ajrit ofrojnë maksimumin e komfortit në të gjithë dhomën. Në përzgjedhjen e rrymës të ajrit, ky funksion lejon përzgjedhjen e pavarur të niveleve për çdo ventilator, në këtë mënyrë mirëmban komfortin në zyrë dhe shpërndan në mënyrë të barabartë temperaturën.
Rrjedhë ajri që përhapet gjerësisht në ambjent
Daljet e ajrit në sajë të këndit të gjerë të shpërndarjes së rrymës së ajrit, bëjnë të mundur shpërndarjen e ajrit në të gjithë ambjentin. Daljet e ajtit në modelin e ri janë më të mëdha, krahasuar me modelin e mëparshëm. Në të njëjtën kohë forma e njësive të brendshme është dizenjuar në mënyrë të tillë që të mundësojë kënd më të gjerë ventilimi. Kombinimi i karakteristikave të vecanta të ventilimit, me funksionin e shpërndarjes në kënd të gjerë, bën të mundur mbajtjen e temperaturës së njëjtë në cdo dhomë.
Përshtatje automatike e shpejtësisë së ajrit
Funksioni i automatik i shpejtësisë së ajrit, i cili përshtat shpejtësinë e rrjedhjes së ajrit automatikisht, mundëson komoditet dhe komfort në ambjentet e ndenjes gjatë gjithë kohës. Ky funksion automatikisht përshtat shpejtësinë e ajrit në kushtet që të jetë sa më në harmoni me ambjentet e tjera të dhomave të ndenjes apo punës.
Në fillim të operacionit të ngrohjes/ ftohjes njësia e brendshme, gjeneron rrymë me shpejtësi të madhe në mënyrë që të ngrohë/ ftohë shpejt ambjentin.
Në momentin që temperatura arrin vlerën e dëshiruar, shpejtësia e rrymës së ajrit ulet automatikisht për të operuar një process stabël dhe komfort të ngrohje/ftohjes.