Hotel ELER

Një hotel prestigjoz në Tiranë ka përdorur sistemin e kondicionimit të Mitsubishi Electirc për të ofruar komfort dhe qetësi në ambjentet e tij luksoze. Hotel Eler mirëpret të gjithë vizitorët dhe ndodhet pothuajse në qendër të qytetit. I gjendur në Rrugën e Durrësit, hoteli ka një pozicion shumë të mirë duke qenë fare pranë Ring Shopping Center, vetëm disa qindra metra larg Sheshit Skënderbej, disa minuta larg zones së ish-Bllokut apo zonës Myslym Shyri. Tek Eler Hotel vizitorët mund të gjejnë gjithcka që t’i kënaqë shijet dhe pritshmëritë, që nga restoranti dhe bari, e deri tek zonat që e rrethojnë, siç mund te jenë qendrat e Fitness etj.

 

eler-2

 

 

Drejtuesit e hotelit dëshironin që të ofronin maksimumin e komfortit kundrejt klientëve të tyre me anë të dhomave të mire kondicionuara. Një ndër sfidat më të mëdha për instalimin e sistemit ishte të ofrohej një zgjidhje fleksibël për përmbushjen e kërkesave të ndryshme që varjojnë nga klienti në klient, por në të njëjtën kohë të ruhej edhe estetika e hotelit.

UNI-KLIMA u kontraktua për të projektuar dhe instaluar një sistem i cili do të përmbushte të gjitha nevojat dhe kërkesat e hotelit. Për këtë arsye, stafi Inxhinierik i UNI-KLIMA vendosi të përdorë njësi të jashtme CITY MULTI të cilat kanë performancë maksimale në kontrollin e njësive të brendshme ultra-kompakte kanalore, duke ofruar kondicionim perfekt në të gjitha dhomat e hotelit. CITY MULTI është një sistem fleksibël i cili ofron zgjidhje perfekte për ngrohjen/ ftohjen e ndërtesës duke u siguruar që të bëjë shpërndarjen e ajrit në dhomë aty ku vërtet nevojitet. City Multi është një sistem fleksibël i cili mund të ngohë një zonë, ndërkohë që është duke ftohur një zonë tjetër, por në të njëjtën kohë mundëson prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar pothuajse falas.

 

pefy-p

 

 

 

I gjithë instalimi i sistemit u realizua me lehtësi nga ana e stafit të UNI-KLIMA dhe ajo që ishtë më e rëndësishme, klientit ju përmbushën të gjitha kërkesat, pasi edhe zhurmat e ulta të punimit të njësive CITY MULTI i japing vlerë të shtuar të gjithë sistemit në tërësi.

 

Njësitë e përdorura

 

TABELA-PERMBLEDHESE